Jeta Osh Qef
Home

Donnarumma i mohon fitoren Napolit, Bonucci feston në tribunë
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.04.2018, 10:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Napoli bëri një hap fals në luftën për titullin kampion në Serie A duke barazuar pa gola në "San Siro" ndaj Milanit vendas. Pavarësisht përpjekjeve të futbollistëve të Sarrit rrjeta kuqezi mbeti e paprekur deri në fund.

Heroi i Milanit ka qenë portieri Gigi Donnarumma, kryesisht me pritjen e minutës 92 ku polaku Milik, edhe pse shumë pranë portës, nuk mundi të kalonte gardianin italian.

Detaj i veçantë nga ky episod ishte edhe festimi i kapitenit të Milanit, Leonardo Bonucci, i cili ishte duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna.

Festa e ish mbrojtësit të Juventus i ngjante festimit pas një goli të shënuar.