Jeta Osh Qef
Home

Xhaxhai i vrau të vëllanë, motra e viktimës: Ti je njeriu më i dashur për ne
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 16.04.2018, 13:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një gëzim familjar në familjen Sopaj në Mushtisht është kthyer në tragjedi. Kjo pasi djali i vogël i kësaj familje, 14-vjeçari Edi Sopaj u vra aksidentalisht nga xhaxhai i tij, pasi ky i fundit kishte shtënë me armë në ajër, për të festuar.

Mirëpo në një moment arma e tij u bllokua dhe burri ka dashur të shohë ç'po ndodhte me të kur është plagosur padashje.

Plumbi ka prekur edhe nipin e tij adoleshent i cili nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë.

Xhaxhai tashmë është arrestuar dhe ndodhet në burg.

Pavarësisht humbjes së madhe të vëllait të saj, motra e adoleshentit nuk e fajëson xhaxhain e vet për krimin.

Ajo madje ka publikuar një foto në profilin e saj në Facebook ku shkruan se askush si ai nuk ia plotësonte dëshirat 14 vjeçarit.

Njomza Sopaj shkruan:

Xhaxhi pa marr parasysh se qka flasin njerzit ti per ne je njeriu me i dashur muj me than qe edhe e zavendson vendin e prindit gjithqka ndodhi pa deshiren tende ti si askush tjeter ja plotsove qdo deshir qe kishte Edi. Te dojm shumm Xhaxhi.”