Jeta Osh Qef
Home

Marco Verratti zgjedh trajnerin e preferuar te Italia
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Mon Apr 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

carlo

Carlo Ancelotti:

Marco Verratti ka shprehur dëshirën e tij për të qenë pjesë e PSG edhe për shumë sezone të tjera, por ish lojtari i Pescaras ka shprehur dëshirën e tij sa i përket kombëtares italiane dhe teknikut të saj të ri.

Ja si shprehet ai për Canal +:

Jam i lumtur me vendimin që kam marrë dhe sot jam i bindur se ishte zgjedhja e duhur. Më të vërtetë dua të qëndroj këtu dhe të fitoj atë që të gjithë janë duke pritur".

Sa i përket PSG Verratti ka thënë:

Kur vjen puna të PSG, njerëzit mendojnë se çdo gjë na vjen lehtësisht. Vetëm pse kemi blerë Neymarin, ne automatikisht ishim në garë për të fituar Ligën e Kampionëve. Natyrisht që me lojtarë si ai ke shans më shumë për ta fituar, por duhet bërë ende punë. PSG do të fitojë Champions League, jemi apo jo ne në skuadër. Është një klub që po rritet dhe arritjet janë afër”.

Ylli i PSG-së është ndalur të fol edhe për Përfaqësuesen e Italisë, që aktualisht është pa trajner.

“Kam bërë debutimin në Ligën e Kampionëve fal Ancelottit dhe ai më ka ndihmuar shumë dhe është një figurë e rëndësishme për mua. Do shikojmë nëse vjen të Përfaqësuesja, sigurisht ai më pëlqen".

Carlo Ancelotti është i papunë që pas largimit nga Bayern Munchen, ndërsa kërkohet nga klubet më me zë në Europë.