Jeta Osh Qef
Home

Minatori-Ramës: Ktheje timonin djathtas se po ecën shumë majtas
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Mon Apr 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas kërkesës së themeluesit të sindikatës së minatorëve "Janar 1991", kryeministri Edi Rama ka dalë në një interpelancë me minatorët, të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe janë të interesuar të dinë ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit.

Gjatë interpelancës, një prej minatorëve ia ka thënë në fytyrë mendimet e tij dhe pakënaqësitë kryeministrit, duke u ankuar për taksat e larta e për çmimet që sa vijnë e rriten.

Ai u shpreh:

Të lutem kthe timonin djathtas se po ecën shumë majtas. Janë rritur shumë taksat, mezi po marrim ilaçet. Taksat janë të domosdoshme, por janë shumë të larta për shtresën në nevojë.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë mbrojti punën e tij duke u shprehur se janë hequr taksat për ilaçet, e madje, si të mos mjaftonte kjo, sfidoi minatorin për t’i treguar një taksë që është rritur.

Konkretisht Rama tha:

Po e nis nga kjo e fundit, se ka një keqkuptim të madh për këtë çështje. Sot në Shqipëri ka një dallim të madh në aksesin ne medikamente të popullatës. Ne kemi hequr taksën për ilaçet. Unë të sfidoj të më thuash një takstë që kemi rritur për njerëzit në nevojë".

Rama1