Jeta Osh Qef
Home

Shqipëria gjen kundërshtar të ri, do ndeshet me një shtet aziatik
Shkruar nga: K.Demiraj | Publikuar më: 16.04.2018, 13:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Kristian Panuçi do të luajë një tjetër ndeshje miqësore dhe këtë herë kundërshtari i kuqezinjve do të jetë Jordania.

Përveç Uellsit që do të luhet më 20 nëntor në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë, më 10 tetor do të presin në shtëpi edhe kombëtaren aziatike.

Ky lajm është konfirmuar zyrtarisht sot nga FSHF-ja, ndërkohë që testi ndaj Jordanisë do t’i shërbejë teknikut Panuçi për të parë formën e skuadrës para ndeshjes së dytë përballë Izraelit në Ligën e Kombeve.

Shqipëria do të luajë edhe 2 miqësore të tjera në muajin maj, ku njëri nga kundërshtarët pritet të jetë Ukraina, ndërkohë që kundërshtari tjetër nuk është mësuar ende.