Jeta Osh Qef
Home

Presidenti i Skënderbeut sikletos Hygerta Sakon: Ata që po të flasin te kufjet...
Shkruar nga: K.Demiraj | Publikuar më: 16.04.2018, 13:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në lidhje live gjatë emisionit "Rubrika Sportive" në RTSH.

Kur moderatorja e emisionit, Hygerta Sako e ka pyetur se kush janë kundërshtarët e Partizanit, të cilët e dinin që në shtator se Skënderbeu do të dënohej ai iu përgjigj me ironi:

Kundërshtarët tanë janë aty. I keni edhe ju aty, pyesni regjisorin. Pyet atë që të flet ty tek veshi”.

E kapur në siklet nga përgjigjia e tij ajo ia kthen:

T’i them Lulit? Se Lulëzim quhet regjisori jonë”.

Ndërsa Takaj vazhdon ironinë:

Po, thuaji Lulit të vogël…”

Si duket, presidenti i Skënderbeut dyshon se drejtuesit e RTSH nuk ia duan të mirën klubit të Skënderbeut, ndaj edhe ka hedhur këto thumbime live në emisionin e fundit.