Jeta Osh Qef
Home

Marina Fara harron biznesmenin, publikon foto nga shtrati me një djalë tjetër
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Mon Apr 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vit më parë vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina "pushtoi" mediat rozë pas publikimit të një fotoje me një djalë, ku tregonte se të dy ishin fejuar.

Mirëpo nuk kaluan as dy javë kur Marina i hoqi fotot me të fejuarin nga profili i saj duke treguar kështu se fejesa kishte marrë fund ende pa nisur mirë.

Madje mediat rozë shkruan gjatë rreth jetës plot drama të 40-vjeçarit biznesmen që i kishte fituar zemrën përkohësisht vajzës së këngëtares shumë të pëlqyer nga shqiptarët.

Por me sa duket pasi ka kaluar rreth një vit, bukuroshja brune e ka hedhur pas krahëve gjithë këtë histori, pasi ajo duket e lumtur në krahët e dikujt tjetër.

Marina ka publikuar në Instagram foto me të dashurin e ri, duke u kujdesur që këtij të fundit t’i mbulojë fytyrën, pa dashur ta bëjë atë të njohur për publikun.

Ata shfaqen në shtrat duke u puthur dhe Marina duket e lumtur.