Jeta Osh Qef
Home

"Rama s'hedh dot një lopatë asfalt, jo më të mbarojë një rrugë"
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.04.2018, 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Javët e fundit e gjithë vëmendja e opinionit publik dhe medias është fokusuar te "Rruga e Kombit", por jo shumë larg Tiranës, është një tjetër aks rrugor që lëngon karvanin e gjatë të mospërfundimit. Po flasim për autostradën Tiranë-Elbasan, investim i nisur gjatë qeverisë "Berisha 2", por që edhe sot e kësaj dite nuk ka përfunduar ende.

Rruga funksionon nga hyrja e qytetit të Elbasanit, Bradashesh, dhe deri te tuneli i Krrabës, ndërsa pjesa tjetër deri në kryeqytet është në punime e sipër. Por edhe brenda aksit funskional ka probleme të shumta,siç është edhe masivi i rënë në afërsi të tunelit.

Edhe pse ngjarja në fjalë ka ndodhur në muajin tetor 2017 askush nuk ka vendosur dorë në zgjidhjen e problemit.Dëmi natyror ka bërë që lëvizja në këtë segment të jetë e limituar, ndërsa as firma përgjegjëse dhe as shteti nuk kanë bërë asgjë në zhbllokimin e situatës. Kanë kaluar rreth 7 muaj dhe masivi i dherave dhe ai shkëmbor qëndron mbi rrugë si ditën e parë.

Ky është edhe denoncimi që bën gazetari Aulon Kalaja:

Që në muajin tetor ka rënë ky masiv dheu dhe gurësh në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Asnjë punim nuk është bërë që nga ajo kohë! Rrinë kot disa mjete pune që nuk bëjnë asgjë. E të mendosh që Kryeministri premtoi se brenda ketij viti do të përfundonte e gjithë rruga Tiranë-Elbasan. Rama ka treguar gjatë 5 viteve që nuk hedh dot një lopatë asfalt, jo më të mbarojë nje aks rrugor. Por për një gjë është i aftë, të vendosë taksë 5€ në “Rrugën e Kombit”, një ëndërr e keqe për të".

Ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan nisi më 29 prill të vitit 2011. Pas “Rrugës së Kombit”, ajo ishte vepra e dytë më e madhe publike infrastrukturore që ndërtohej në Shqipëri. Projekti parashikonte që segmenti, që lidh kryeqytetin me Elbasanin për vetëm 31 kilometra, të shkurtonte kohën në rreth 50 minuta për udhëtarët.

Ajo parashikohej të kishte 4 korsi, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime, ndërsa vlera totale e investimit prej rreth 290 milionë dollarësh u sigurua përmes disa donacioneve të Bankës Islamike për Zhvillim.

Por edhe sot e kësaj dite, kur data shënon 16 prill, pra rreth 7 vjet më pas, rruga në fjalë është ende e papërfunduardhe pavarësisht premtimeve politike, askush nuk mund të thotë kohën e saktë se kur do të përfundojë...

Situata aktuale në këtë segment: