Jeta Osh Qef
Home

Futen për pastrimin e borës në Theth, mjetet ushtarake shkatërrojnë rrugën
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 16.04.2018, 14:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nëse në zonat e ulëta prej më shumë se dy javësh janë rritur temperaturat, në zonat e thella malore të vendit ende ka borë të pashkrirë dhe rrugë të bllokuara.

Situatë aspak e mirë paraqitet në Theth, ku rrugët vazhdojnë të jenë plot borë, por më mirë të bllokuara se sa çfarë po u bën bashkia me mjetet e ushtrisë.

Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Këto foto janë bërë sot në rrugën Bogë, Theth. Po pastrojnë borën dy bashkitë bashkë me ushtrinë.

Por, ky është skandal, sepse ato mjete nuk janë për atë punë dhe po e shkatërrojnë rrugën.

Askush nuk mban përgjegjësi edhe pse dëmi është shumë i madh.”

E mban kush mend se kur janë shtruar rrugët për në pikën turistike të Thethit? Shumë vonë, por siç duket dikush ka rënë në hall për përfitim të ndonjë tenderi tjerr ose thjesht ai që ka urdhëruar ndërmarrjen e këtij veprimi është gabimisht në atë pozicion.