Jeta Osh Qef
Home

Rusi 2018/ Ndeshjen hapëse të Botërorit do ta nisë një… ari
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Mon Apr 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur duhen edhe më pak se dy muaj nga starti i kampionatit botëror, "Rusi 2018", organizatorët e këtij kompeticioni kanë menduar një ide të çuditshme për ndeshjen hapëse.

Në sfidën çelëse, topin e parë ta nisë një ari. Frymëzimi ka ardhur nga ndeshja e Kategorisë së Tretë në rusi, Piatigorsk-Angusht ku ishte pikërisht kafsha e egër që dorëzoi topin te arbitri.

Kjo gjë ka sjellë jo pak të qeshura dhe reagime pozitive. Kafsha shihej që duartrokiste tifozët e pranishëm në stadium, duke hyrë menjëherë në zemrat e tyre.

Organizatorët kanë menduar që po ky ari, të jetë prezent në ndeshjen e parë që do të hapë Botërorin, ku Rusia do të presë Arabinë Saudite.

Lajmi për të sjellë ariun që të nisë takimin, është pritur mirë nga vendasit dhe me shumë mundësi në këtë Botëror do të shohim një risi.