Jeta Osh Qef
Home

Conchita bën rrëfimin tronditës: Prej vitesh jam e prekur me HIV
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Mon Apr 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fituesja e Eurovizionit Conchita u ka thënë fansave se është e prekur nga HIV-AIDS dhe ka marrë mjekim të rregullt për "disa vite". Këngëtarja australiane e bëri publike deklaratën në Instagram në përgjigje të një ish-të dashuri që ajo thotë se e kërcënonte se do të tregonte për sëmundjen.

29-vjeçarja e cila ka disa vite që kurohet shkroi në profilin e saj:

Sot është dita ta them hapur: Kam shumë vite e prekur nga HIV. Ky nuk është një informacion që duhet t’i jepet publikut, por një ish-partner më ka kërcënuar se do e bënte publike dhe unë nuk do i jap të drejtën askujt të më frikësojë dhe të ndikojë në jetën time në të ardhmen. Që kur u diagnostikova, po trajtohem me medikamente prej vitesh, por ky virus nuk kalon. Nuk doja ta bëja publike për disa arsye, po përmend dy prej tyre: Më e rëndësishmja është familja ime të cilët më kanë mbështetur pa kushte që nga dita e parë. Doja t’ju kurseja së pasuri vëmendjen tek unë, si djalë, nip dhe vëlla. Gjithashtu edhe miqtë e mi janë në dijeni të kësaj dhe e kanë pranuar pa më paragjykuar. Ta thuash vetë është më mirë se të merret vesh nga të tjerët. Shpresoj të kem kurajo dhe të ndërmarr një hap tjetër kundër stigmatizimit të njerëzve që janë infektuar nga HIV. Fansave të mi: informacioni rreth statusit të HIV mund të jetë i ri për ju, por për mua nuk është. Jam mirë, më e fortë, më e motivuar dhe më e  çliruar sesa kurrë më parë. Faleminderit për mbështetjen tuaj."

Conchita, e njohur dikur si Conchita Wurst, fitoi konkursin e këngës në Eurovizion në vitin 2014 me këngën e saj "Rise Like a Phoenix".