Jeta Osh Qef
Home

Pritet "koka" e Llallës, avokati i tij bën deklaratën e papritur
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.04.2018, 14:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa ditët e fundit po gëlon në media lajmi mbi arrestimin e mundshëm të ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, e kur ambasadori Donald Lu ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje, një deklaratë befasuese vjen nga avokati mbrojtës i Llallës.

Sokol Hazizaj shprehet:

Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në asnjë nga Prokuroritë e Republikës".

I pyetur nga tesheshi.com mbi lajmet e përhapura në lidhje me një urdhër arresti të mundshëm ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Hazizaj tha:

Unë nuk di ç’të them për lajmet që dalin.

Si përfaqësues ligjor i z. Llalla mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij”.

Deklarimi i Sokol Hazizajt është deklarimi i parë zyrtar i përfaqësuesit ligjor të ish-Kryeprokurorit.

Hazizaj është një nga juristët më të njohur në vend.

Për një kohë ka qenë ligjvënës, më pas ka punuar si zv.ministër i Drejtësisë, për të kaluar në katedrën e Universitetit të Tiranës, si profesor i së drejtës.

Hazizaj, prej disa vitesh tashmë ka kaluar në profesionin e lirë të avokatit.