Jeta Osh Qef
Home

Ndër të paktët që mbijetoi, ku është sot vogëlushi sirian?
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Mon Apr 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bombardimi i Aleppos nga forcat e Bashar al Assad dhe aleatit të tij më të madh, Presidentit Vladimir Putin, ishte një nga masakrat më të mëdha të historisë moderne.

Mijëra fëmijë humbën jetën nën rrënojat e shkollave, ndërkohë që qyteti sulmohej vazhdimisht nga avionët luftarakë.

Simboli më i madh i kësaj i kësaj masakre u bë Omran Daqneesh, vogëlushi që rrinte i shokuar në ambulancë, fill pas një sulmi ajror.

Djalit, asaj kohe 5 vjeç, që kishte humbur gjithçka nga sulmi në Aleppo, sot duket se i është rikthyer buzëqeshja.

Mediat raportojnë se ai dhe familjarët e tij janë strehuar në Turqi.

Tashmë vogëlushi që preku zemrat e të gjithëvë, gëzon shëndet të plotë dhe është më i lumtur se kurrë me të vëllanë.