Jeta Osh Qef
Home

Me gomerët që çelin tokën, fermeri shqiptar rrëfen kushtet dramatike
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue Apr 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në këtë periudhë të gjithë fermerët dhe bujqit përgatiten për ardhjen e verës, duke lëruar tokat, duke vaksinuar kafshët, duke krasitur pemët e kështu me radhë.

Por, gjatë këtyre ditëve në redaksinë JOQ.al kanë mbërritur video dhe foto të shumta që dëshmojnë kushtet mesjetare me të cilat shqiptarët punojnë tokat.

Edhe pse jemi në vitin 2018 bujqësia shqiptare mëton të jetë shumë e prapambetur.

Në një video të publikuar nga Sali Berisha, shihet një fermer nga Kavaja, i cili është duke mbjellë arën dhe plugu tërhiqet nga dy gomerë.

Përgjatë gjithë videos fermeri bashkëbisedon me personin që e ka filmuar dhe tregon kushtet e vështira, teksa Berisha shkruan sipër videos: Nje miremengjes nga nje fermer kavajas per piktorin deshtak! sb

Qytetari: Pse nuk e çel me traktor tokën?
Fermeri: Çfarë traktori thua, 25 mijë lekë dynymi, pse ku punoj unë?!
Qytetari: Po ujë keni për tokën?
Fermeri: Ça uji, ujë s’kam me pi as për vete…