Jeta Osh Qef
Home

“Llogaraja do bëhet me tunel, e ndërton koncesionari privat”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Thu Apr 19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Infrastrukturës, Damin Gjiknuri, i ka hapur shtegun edhe një koncesionari tjetër me njoftimin e tij për hapjen një tuneli që do lidhë Vlorën me Dhërmiun, përkatësisht për të shkurtuar rrugën e Llogarasë.

Gjatë një raportimi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Gjiknuri u shpreh se në Llogara do ndërtohet një tunel përmes Partneriteti-Publik-Privat dhe me mbështetje nga buxheti.

Sipas ministrit të Infrastrukturës tuneli do jetë pa pagesë, por kush e beson këtë?!

Gjiknuri u shpreh:

Një projekt tjetër me partneritet publik privat që po e shikojmë me përparë- si është përmirësimi i infrastrukturës dhe gjetja e një zgjedhje për rrëshqitjet në zonën e Dukatit, që bën lidhjen e Orikumit me Llogaranë. Për Llogaranë në planet tona është bërja e një tuneli, për të cilin do të shikojmë një variant të kombinimit me partneritet publik privat dhe me mbështetje nga shteti, sepse aty nuk e justifikon trafikun që gjithçka të bëhet me pagesë. Atje është krejt normale që një rrugë alternative e shkurtër, një tunel, të krijohet mundësia me koncesionim privat.”

Gjatë raportimit, Gjiknuri përmendi edhe pikën nevralgjike të rrugëve, autostradën Tiranë-Elbasan, e cila që prej hapjes së punimeve të saj vetëm ka “gllabëruar” miliona euro dhe asgjë në dritë.

Kështu për autostradën Tiranë-Elbasan, sipas Gjiknurit, do nevojiten edhe 14 milionë dollarë shtesë për të përfunduar segmentin e mbetur që është nga zona e Ibës deri në tunelin e Elbasanit.