Jeta Osh Qef
Home

Njerëzit do të turren për të blerë iPhone X, çmimi i tij bie drastikisht
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Fri Apr 20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me shumë mundësi mund të keni parë dhe të keni menduar ndonjëherë që edhe ju, si shumë të tjerë, të blini një iPhone X, krijesën e fundit dhe më të lakmuar të Apple, por me siguri jeni stepur për shkak të çmimit të lartë.

Mirëpo, tashmë vjen një lajm mjaft i mirë nga kompania, për të gjithë blerësit, por që praktikisht është një lajm i tmerrshëm për Apple. Kompania po mendon të ulë drastikisht çmimin e iPhone X dhe tashmë, nga 1000 dollarë, çdokush do të mund ta blejë iPhonin me gati gjysmën e çmimit, prej 550 dollarësh.

Gjithçka ndodh pasi Apple reduktoi prodhimin e iPhone X për tremujorin e parë të këtij viti dhe të njëjtën masë, por edhe më të rreptë, mund të marrë edhe për tremujorin që sapo ka nisur.

Apple e ndërmori këtë masë të detyruar nga shitjet e pakta në treg të telefonit më të kushtueshëm, por edhe më të avancuar të gjigantit amerikan të teknologjisë.