Jeta Osh Qef
Home

Kabina e hapur pranë shkollës rrezikon jetën e fëmijëve, OSHEE: Ku është problemi këtu?!
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 25.04.2018, 13:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një raport i publikuar nga Ministria e Energjetikës pak muaj më parë tregonte që fitimet e kompanive publike të energjisë, OSHEE, KESH dhe OST në total kanë një fitim rreth 14.2 miliardë lekë ose 104 milionë euro.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se kompanitë publike të sipërpërmendura kanë korrur fitime të rëndësishme, por kanë refuzuar të shlyejnë borxhet dhe sipas raportit të KLSH-së, kompania më problematike është OSHEE (këtu).

Për t’u kthyer me këmbë në tokë, le t’i hedhim një sy realitetit përreth dhe këtë herë jemi në fshatin Konaj, në Fan të Mirditës.

30849599_991222067718307_1317284646_o Shkolla 9-vjeçare e fshatit Konaj.

Një kabinë elektrike në kushtet e saj më të këqija dhe e hapur në të katër anët gjendet pak metra larg shkollës 9-vjeçare të zonës.

31033806_991222161051631_1727428634_o Godina e shkollës (me të verdhë majtas), muri i kabinës (djathtas).

I kontaktuar për problemin nga JOQ.al, punonjësi i OSHEE u shpreh:

Po, dhe ku është problemi këtu?!”

Siguria e qytetarëve, për më tepër fëmijëve që nuk janë ende të vetëdijshëm për veprimet e tyre vihet në diskutim serioz dhe OSHEE-së apo organeve tjera lokale nuk u bën aspak përshtypje.

30849668_991222081051639_993460476_o Kabina elektrike në Konaj, Mirditë.

Përveç rrezikut direkt që vjen nga kontakti me korrentin, një kabinë elektrike shkakton edhe rrezatimet të dëmshme apo risku që paraqitet në rast të ndonjë zjarri që mund të shkaktohet nga shkëndijat elektrike. E të parët që do e “hanë” janë nxënësit e shkollës aty pranë, për më tepër që kabina është e gjitha e amortizuar.

A është kjoi kabinë në përputhje me parametrat e sigurisë për shëndetin e qytetarëve?

30850077_991222087718305_551010461_o

Mirëpo, shefit të OSHEE, Ardian Çela me sa duket nuk i bën aspak përshtypje, me rëndësi është që të blejë 547 milionë të vjetra një videowall për zyrën e tij, 5 bokse që të kenë 8 porta giga Rj45, dhe 8 Porta Giga FC. Madje, kërkohet të ketë mundësi të lidhen mbi 150 monitorë.

Çela shpenzon miliona euro për komoditetin dhe luksin në zyrat e reja, por asnjë qindarkë investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

adrian-Cela Ardian Çela.

Ndërkohë që zoti Çela vazhdon të shpenzojë miliona euro nëpërmjet benefiteve që nxjerr nga posti, shumë shqiptarë gjenden pas hekurave nga pamundësia për të paguar faturat e energjisë elektrike, në rrjetin ekzistues nuk investohet asgjë dhe si përfundim Shqipëria importon energji të blerë nga jashtë edhe pse vendi ynë ka kapacitetin më të lartë në rajon për prodhimin e energjisë elektrike./JOQ.al