Jeta Osh Qef
Home

Risia e Instagram do t’ju kënaqë pa masë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Fri Apr 27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instagram është kthyer në aplikacionin më të pëlqyer nga të rinjtë. Ai është kthyer në trendin e momentit dhe pas kolapsit të Facebook, shumë biznese kanë kthyer sytë nga ky app për të nxjerrë përfitime të llojeve të ndryshme.

Risia më e fundit është bërë pikërisht në Storie-n e  Instagramit, e cila ka sjellë mundësinë e ngarkimit të disa fotove dhe videove në të njëjtën kohë.

Përdoruesit do të gjejnë sugjerime për vendndodhjen bazuar në vendin ku është kapur fotografia, kur bëhet ngarkimi i fotove dhe videove në tregimet e Instagram.

Tashmë nga galeria e telefonit do të mund të ngarkoni deri në 10 foto e video në të njëjtën kohë, duke kursyer kështu disa minuta, në vend që t’i ngarkonit pamjet tuaja një nga një.