Jeta Osh Qef
Home

Jala kthehet në kantier ndërtimi
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sun Apr 29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak ditësh Këshilli Kombëtar i Territorit bëri publik planin për pikën turistike të Jalës, ku u mësua se do ndërtoheshin dy resorte të mëdha.

Axhenda e KKT e publikuar nga Monitor përfshinte tre pika që lidhen me leje për resorte turistike. Konkretisht janë dy leje ndërtimi që pritet të kalojnë ku e para për objektin: “Resorti turistik “Soleil 2”, me vendndodhje në Jal, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil & Sea” sh.p.k. dhe e dyta për resortin turistik “Soleil Vip Hotel”, me vendndodhje po në Jal dhe me të njëjtin subjekt zhvillues. Subjekti ka të zhvilluar tashmë disa struktura në të njëjtën zonë gjeografike, duke përfshirë atë që njihet si Folie Marine.

Subjekti Soleil & Sea sh.p.k. rezulton i regjistruar në QKR në vitin 2012 dhe me ortak të 100 për qind të kuotave Ardit Bajraktarin.

Ndërkohë para pak muajsh JOQ.al publikoi një artikull ku dukeshin që nga larg ndërhyrjet në Jalë, çka do të thotë që punimet kanë filluar para se leja të bëhej de facto (këtu).

Jala është një nga perlat e bregdetit shqiptar, e cila ishte e bukur pikërisht për shkak se vazhdonte të ishte natyrale, megjithëse kjo verë do e gjejë Jalën mes pluhurit dhe zhurmës së kantiereve të ndërtimit.

Kush e mban përgjegjësinë për këtë shkatërrim, keqmenaxhim dhe monopolizin të gjithë vijës bregdetare të Shqipërisë?! Ku do bëjnë plazh familjet shqiptare që nuk kanë para të paguajnë çadrat dhe shezllonget e shtrenjta apo të strehohen resorteve luksoze?! Me këto ritme nuk do ngelet asnjë metër plazh publik…

Videoja është pjesë e “masakrës” ndaj natyrës në Jalë, qani tani se më vonë do harroni si ka qenë Jala./JOQ.al