Jeta Osh Qef
Home

Tirana pa identitet, shkatërrohet kalldrëmi 200-vjeçar
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon Apr 30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas “mbjelljes” së 120 mijë pemëve, Erion Veliaj ka mbajtur sot një fjalim teksa u shpreh se edhe atij i dukej diçka e paimagjinueshme ky lloj aksioni.

Por, përveç kësaj Veliaj u ka shpërndarë certifikata nderi punonjësve të ndërmarrjes së pastrimit në Tiranë, certifikata që as rrogën nuk ua rritin e as kushtet nuk ua përmirësojnë.

Gjithsesi, në kohën kur Veliaj po fliste me superlativa për punën e tij, në anën tjetër të kryeqytetit është duke u shkatërruar rruga e fundit që kishte ngeluar me kalldrëmin 200-vjeçar.

Në fotot e postuara nga ambientalisti Shkëlqim Beqo, shihet se si rruga historike “Thanas Ziko” që mbart edhe vlera kulturore është duke u shkatërruar plotësisht.

Shkëlqim Beqo shkruan krah fotove:

VDIQ kalldremi i fundit me se 2oo vjecar Tiranas .Ngadale ngadal nuk do ta njohim me Tiranen tone. Asnje keqdashes ndaj kultures Shqiptare nuk ka pas kurajon te shkatroj identitetin kulturor te SHQIPRISE ,QOFTE KY DHE ARMIKU ME I EGER .. VEPRIMET E KETYRE DITEVE TE KUJTON isis-in QE SHEMBETE ME VARE OBJEKTET E kUKTIT NE LIDJEN E MESME . Turp .Aka nje njeri qe te pakten te ndergjegjesoj Lalin es cfar demi po ben. pOPULLI NE KESI RASTESH KA NJE SHPREHJE -duke dashur te te puthi ,dashurine e shpre duk te kafshuar .Ey njeri po gafshon te pa kafshueshmen."

Ndërkohë që në Tiranë ekzistojë qindra rrugë të pashtruara fare, të hapura prej muajsh për tu shtruar dhe rrugë pa kanalizime që mbyten në një pikë ujë, bashkia vendos të shkatërrojë të vetmen rrugë identifikuese për traditën e Tiranës.

Shumë mirë ajo rrugë mund të restaurohej në atë stil që ishte, por jo të shkatërrohej. Tashmë tiranësve po u fshihet identiteti, e bashkë me të edhe kujtesa të cilën e ruajnë qysh prej fëmijërisë.

Kujtojmë që një fenomen i tillë po ndodh edhe në Sarandë, ku bashkia shkatërroi shkallët historike të qytetit për t’i zëvendësuar me mermer, i cili nuk e identifikon aspak qytetin bregdetar.