Jeta Osh Qef
Home

Tirana 60 % më e ndotur se niveli i lejuar
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Thu May 3

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm vitin e shkuar në Shqipëri kanë humbur jetën 16 persona nga ndotja e ajrit, kjo sipas shifrave të dala nga raporti i fundit o Organizatës Botërore të Shëndetit.

Raporti i OBSH është ilustruar me intografite nga Breathlife ku tregon cilësinë e ajrit në vendin tonë, një ajër që stimulon sëmundjet ishemike të zemrës duke çuar qytetarët drejt vdekjes.

Për vitin 2017 sipas këtij raporti, numri i vdekjeve të fëmijët ka qenë 10-të, vdekje të ardhura si pasojë e ndotjes së ajrit.

Tirana është 60% më e ndotur se sa niveli i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pjesë nga raporti i OBSH:

Më shumë se 80% e njerëzve që jetojnë në zonat urbane janë të ekspozuar ndaj niveleve të cilësisë së ajrit që tejkalojnë kufijtë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ndërkohë që të gjitha rajonet e botës janë të prekura, popullatat në qytetet me të ardhura të ulëta janë më të prekurit.

Sipas të dhënave më të fundit të cilësisë së ajrit, 97% e qyteteve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme me më shumë se 100 000 banorë nuk përmbushin udhëzimet e OBSH për cilësinë e ajrit. Megjithatë, në vendet me të ardhura të larta, kjo përqindje zvogëlohet në 49%.

Gjatë dy viteve të kaluara, baza e të dhënave – që tani mbulon më shumë se 4000 qytete në 108 vende – është gati dyfishuar, me më shumë qytete që matin nivelet e ndotjes së ajrit dhe njohjen e ndikimeve të lidhura shëndetësore.

Ndërsa cilësia e ajrit urban zvogëlohet, rritet rreziku për goditje si sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive, si dhe sëmundje të frymëmarrjes kronike dhe akute, përfshirë astmën, për njerëzit që jetojnë në to.