Jeta Osh Qef
Home

Pranohet në 113 universitete, befason me zgjedhjen e saj vajza e talentuar
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Fri May 4

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studente tepër e talentuar është pranuar në më shumë se 100 kolegje dhe i janë ofruar deri tani 4.5 milionë dollarë bursa.

Ajo quhet Jasmine Harrison, 17-vjeçe, e cila është diplomuar në shkollën e mesme në Greensboro, Karolina e Veriut, me një mesatare 4.0 sipas sistemit amerikan.

Tashmë ajo nuk ka asnjë shqetësim për të ardhmen e saj, sepse mori “stuhi” ofertash të pranimit në bazë të meritës së njohurive.

Jasmine është shprehur:

Kur mora emailet e para isha: Ok, kjo po ndodh vërtet nuk është ëndërr! Nuk mendoja se do ja dilja me kaq sukses.”

Harrison u pranua në plot 113 kolegje sipas emaileve që ka marrë në llogarinë e saj dhe ajo u ndihmua nga mësuesit e saj që të vendoste se kë të pranonte përfundimisht dhe ku do studionte.

17-vjeçarja shpjegoi se ka kaluar orë të tëra me një aplikim të vetëm që të sigurohej se çdo fjalë ishte korrekte në letrën e aplikimit.

Harrison ka vendosur të regjistrohet në Kolegjin Bennett,  i cili i ofroi asaj një udhëtim të plotë, me një diplomë tejet të vlefshme në biologji.

Jasmine shpreson që të bëhet një infermiere e njësisë së kujdesit intensiv neonatal (që merren më fëmijët e porsalindur), por kjo ka habitur jo pak njerëzit që e njohin historinë dhe njohuritë e saj.