Jeta Osh Qef
Home

Instagram sjell opsionin e ri, shfaqet vetëm tek disa përdorues
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Fri May 4

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

instagram-750x430

Instagram, një nga aplikacionet më të përdorur dhe më të preferuar gjerësisht, po teston një "tipar" të ri.
Ky opsion shfaqet vetëm për disa përdorues dhe i lejon ata të shtojnë një numër karte krediti në mënyrë që të kryejnë blerje apo të bëjnë rezervime në restorante.
Kjo mund të vihet në përdorim vetëm për disa biznese të caktuara që janë të pajisur me butonin e shërbimit për klientët.
Blogerë të shumtë në Instagram publikojnë produket e tyre për promovim dhe tashmë ato mund të blihen drejtpërdrejt nga përdoruesi i rrjetit social.
Nuk dihet nëse ky opsion do të jetë i përhershëm, por diçka është e sigurt… Instagram është kthyer në një platformë të vërtetë biznesi.