Jeta Osh Qef
Home

Tiranë/ Rezultati nga eksperimentin me ujin e çezmës do ju tmerrojë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sat May 5

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Foto-kryesore-feature

Para pak muajsh çmimi i përgjithshëm i faturës së ujit u rrit me arsyetimin se nevojiteshin investime dhe që pas kësaj uji në çezmën e qytetarëve të Tiranës mund të pihej.

Me gjasë as iluzionari më i madh nuk e besoi një gjë të tillë, por duke qenë se jemi popull “i pezmatuar” e pranuam edhe këtë rritje çmimi ashtu si shumë tjera para dhe pas kësaj të UKT-së.

A mund të konsumohet uji i çezmës që kemi në shtëpitë tona?! A është i sigurtë për shëndetin tonë dhe brenda parametrave të higjienës?!

Një qytetar nga Tirana ka shkuar për JOQ.al rreth rezultateve të frikshme pas një testi me filtrat e ujit.

Ai shkruan:

Përshëndetje JOQ! Ju lutem t’i thotë dikush lali fikut se po paguajmë llumin për ujë! Jam banor i rrugës “Eduart Mano” dhe tërë kompleksi anash kopshtit zoologjik vuan këtë situatë me ujin që vjen në rrjet i pa filtruar.
Këto filtra çdo dy javë bëhen kështu dhe janë vetëm të një apartamenti përdorimi.
Në foto është krahasimi i filtrave të ndërruar me ato të sapo vëna.”

Rezultatin mund ta evidentoni vetë.