Jeta Osh Qef
Home

Banorët e Zallherrit leksion bashkisë, ndërtojnë urën me lekët e tyre
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon May 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej muajsh banorët e Zallherrit kanë bërë thirrje për një urë dhe kërkesën ua kanë drejtuar organeve lokale, por askush nuk i ka kushtuar rëndësi problemit që për ta është thuajse jetik.

Në fshatin Zallherr jetojnë 40 familje, ku të gjithave u nevojitet ura për t’u lidhur më zonat tjera përreth dhe me Tiranën.

Duke qenë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë, 40 familjet kanë shtuar nga 50 mijë lekë të vjetra secila për të kontribuar për ndërtimin e urës mbi lumin Terkuz.

Një qytetar nga shkuar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Kjo është ura që po ndërtojmë ne banorët mbi lumin Terkuz. Asnjë ndihmë nga shteti! Më parë kalonim mbi një urë të improvizuar me një trung peme. Administrata e Zallherrit dhe as bashkia nuk na dhanë asnjë ndihmë ose zgjidhje kështu që e morëm vetë situatën nën kontroll. Administrata na tha që s’kishin mundësi. Ne shtuam nga 50 mijë lekë të vjetra për familje dhe tani po ndërtojmë urën me forcat tona.”

Shpresojmë që shteti të mos i akuzojë për “ndërtim pa leje”…