Jeta Osh Qef
Home

Jeta osh qef kur ka ngjyra! Evenimenti më i madh i verës vjen në Tiranë me 12 maj
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon May 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jeta është qejf kur ka ngjyra!

A nuk ju bën ylberi të ndiheni të lumtur pas një dite me shi? A ju ka ndodhur të doni të vishni shumë ngjyra njëkohësisht sepse thjesht i doni të gjitha?

ads_CDF_1

Nuk numërohen herët që jemi ulur në ndonjë stol të sapo lyer apo jemi mbështetur pas një muri të patharë mirë e megjithatë jemi ndjerë sikur po përcaktojmë një stil të ri. Thonjtë e lyer me ngjyra të ndryshme jetuan më gjatë se çdo trend mode dhe nuk ka njeri që nuk i ka ngjyrosur të paktën një herë atletet.

A ju ka shkuar ndonjëherë nëpër mend si do të ishte një orë matematike nëse ushtrimet në dërrasë do të zgjidheshin me shkumësa me ngjyra? A nuk janë ëndrrat më të bukura, ato ku sundojnë ngjyrat më të larmishme?

Kështu pra, ngjyrat janë arsyeja për të cilën festohet, tashmë prej katër vitesh në Athinë, duke organizuar një prej evenimenteve më të mëdha të verës, Colour Day Festival. Pothuajse 12 orë muzikë dhe ngjyra shoqërojnë të pranishmit gjatë një ngjarjeje për të mos u harruar më kurrë.

ads_CDF_2

Për herë të parë, Colour Day Festival vjen në Shqipëri me organizimin më të madh dhe shumëngjyrësh të të gjithë kohërave me mbështetjen e Telekom Electronic Beats.

Në 12 Maj në Sheshin Nënë Tereza do të mirëpriten disa nga emrat më të mëdhenj lokalë dhe ndërkombëtarë të muzikës si Elvana Gjata(meqë ra fjala, e keni dëgjuar këngën më të fundit në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, “Off Guard”) Alban SkënderajCapital TMajkLumi BButa, Gjergj Kaçinari dhe Diona Fona .

Për kënaqësinë e fansave të vërtetë të Sound System, do të jenë të pranishëm DJ lokalë më të dashur të momentit si AldoAbelBoocky, Indripendent FXOlti, SardiLura Elezi dhe bashkëpunimi mes Gamblemania, Xhurim Dema dhe Ardian Bakalli.

Një ndër më surprizat më të këndshme të këtij evenimenti do të jetë prezenca e disa prej DJ më të njohur të arenave ndërkombëtare si Tujamo, Michael Tsaousopoulos, George Siras, dyshja Ace2Ace dhe grupi energjik The Mode.

ads_CDF_3

Në këtë event nuk do të mungojë karizma e Fatma Methasanit dhe Flori Gjinit në rolin e moderatorëve dhe suporti i Pop Culture me Kelvi Kadillin dhe Dojna Memën.

Gjithë çfarë thamë, urojmë të ketë shërbyer që të kuptoni tërësinë e arsyeve përse nuk duhet të mungoni në Colour Day Festival!

Për të shijuar këtë lançim të një tradite të re në kryeqytet do t’ju duhet të keni biletën tuaj. Mund ta blini paraprakisht online në pentagrami.al ose në ditën e festivalit. Përfshirë në çmimin e biletës do të jetë dhe qeska e parë me pluhur të ngjyrosur.

Por, nuk mbetet këtu! Me aktivizimin e paketës Electronic Beats, përfitoni ulje në çmimin e biletës dhe T-shirt ekskluziv dhuratë. Detajet mund ti mësoni në electronicbeats.al/cdf.

Gati për të krijuar kujtimet e një përvoje të re dhe të paharrueshme?!