Jeta Osh Qef
Home

Vlonjati e ka seriozisht: Dhuroj për 30 vite vilën time, ta marri kush e do
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu May 10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e dimë se sa vështirë është bërë në ditët e sotme të blejmë shtëpi. Sipas gjasave, brezi i të lindurve pas viteve ’90-të nuk do ta kenë kurrë mundësinë për të blerë një shtëpi, por do të jetojnë në apartamente me qira.

Por edhe qiratë po shtrenjtohen nga dita në ditë. Ideale do të ishte që dikush të na falte një shtëpi, apo të mund të siguronim një shtëpi me pak lekë.

Paksa e vështirë, por jo e pamundur.

Kjo, pasi një qytetar nga Vlora, do të japë në ruajtje vilën e tij në fshatin Tragjas. Siç mund ta shikoni nga fotot, bëhet fjalë për një shtëpi mjaft luksoze, të rehatshme dhe në një zonë të këndshme në qytetin bregdetar.

1

Personi që ka shkruar pranë JOQ.al, thotë se kërkon një njeri serioz, mundësisht familjar, i cili do të preferojë të qëndrojë për një kohë të gjatë në ruajtje të shtëpisë dhe të kujdeset për të.

Pronari, i cili me shumë gjasë nuk jeton në Shqipëri, kthehet në vend vetëm një muaj në vit, por sërish, edhe atë muaj nuk do të bezdisë apo detyrojë familjarët të ndryshojnë vendqëndrimin e tyre.

3

Më tej, për të dhënë siguri krahas numrit të telefonit, ai përmend edhe kontratën noteriale, e cila u jep përgjegjësi palëve para ligjit.

Vlonjati shkruan:

Jepet një shtëpi për banim në Tragjas të Vlorës. Jo qira, asnjë pagesë. Rëndësi ka të banojë aty gjithë kohën. Banesa jepet për arsye emigrimi. Preferohen banues familjarë, njerëz korrektë!
Sigurojmë banim deri në 30 vjet me noter. Personat që do të jetojnë janë të siguruar me të gjitha kushtet për banim. Edhe 1 muaj që pronari kthehet në sezon vere për pushime, personat do të qëndrojnë aty! Falemimderit !!! 0693906788".

2