Jeta Osh Qef
Home

I armatosur dhe sipër një tarrace, reperi shqiptar paralajmëron: Ki kujdes!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu May 10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Risitë në mesin e reperave shqiptarë nuk mungojnë, por njëri prej tyre po i sfidon gjithë të tjerët duke dalë me armë në duar dhe me mesazhe të forta.

Emri i tij është Alldoz dhe është prurja më e re e "Mojo Productions".

Vetëm pak kohë më parë u publikua video që prezantoi për herë të parë reperin dhe mund të themi që adhuruesit e "rep-it" e pritën mjaft mirë.

Por së fundmi Alldoz ka dalë përsëri i armatosur mbi tarracën e një ndërtese.

Në fakt qëllimi ka qenë thjesht për të paralajmëruar publikimin e projektit më të ri të tij, i cili do të quhet "Ki kujdes".

Kjo do të jetë edhe kënga e parë e plotë e këngëtarit, e cila pritet ta bëjë atë një ndër konkurrentët më të fortë të reperave të njohur në Shqipëri.

Duke u prezantuar me armë dhe me makina të shtrenjta, Alldoz duket se e ka ndërtuar personalitetin e tij, në atë mënyrë që këngët të godasin dhe çelësi për këtë janë mesazhet e forta që tejçon në tekstet e tij.