Jeta Osh Qef
Home

Hedh bishtin e cigares nga makina, vlonjatin e gjen belaja me policinë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Fri May 11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse mendoni që taksa është kryefjala e momentit, hidhini njëherë sytë nga gjobat.

Me gjasë u ka rastisur edhe ju që të merrni së paku njëherë gjobë për makinën me ose pa të drejtë, por që gjithsesi të lë “shije të hidhur” përtej dëmit monetar.

Rasti që do trajtohet më poshtë ndoshta është i pari në Republikën e Shqipërisë, shoferi ka marrë gjobë sepse ka hedhur bishtin e cigares nga dritarja.

Por para se të gjykojmë le të shohim se çfarë thotë vetë shoferi.

Për JOQ.al shoferi vlonjat ka shkruar:

Përshëndetje JOQ! Kam një denoncim për një gjobë. Kjo gjobë fillon nga 250 mijë lekët ë vjetra deri në 1oo mijë lekë të vjetra.
Polici që nuk ishte duhanpirës erdhi dhe më tha që “të fala kur nxirrje tymin nga xhami, por kur hodhe bishtin e cigares ishte shumë e rëndë”.
Ju lutem bëjeni pak të madhe sepse këta policë po bëhen terroristë me forcën që u jep ligji dhe e përdorin atë për të kënaqur egot e veta, për hakmarrje personale e jo për të vendosur disiplinë.
Në gjobë nuk është vendosur vlerë monetare sepse është një rast që do shqyrtohet në komision, por ky nen parashikon gjobën që ju thashë, në të majtë është edhe shkrimi që duhet të paraqitem brenda 10 ditëve në komision.
Këto quhen “gjobë zero” në komision dhe ta vendosin vetë ata sa duhet të jetë gjoba midis vlerës 25 mijë lekë deri në dhjetë mijë lekë të reja milion.
Te përshkrimi i shkeljes e ka në kllapa të shkruajtur “bisht cigareje” dhe jam i sigurtë që është gjoba e parë në Republikë!”

Megjithëse është gjoba e parë e këtij lloji, sipas Nenit 15, pika “f” dhe “i” thuhet:

1.Në të gjitha rrugët dhe pjesët që i përkasin asaj ndalohet:
f) të hidhen ose të grumbullohen mbeturina ose materiale të çfarëdo lloji;
i) të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti;

  1. Cilido që nuk respekton ndalimet e paraqitura në pikën 1, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.

Kështu që nëse deri dje ishim mësuar të hidhnim çfarëdolloj mbetjeje nga xhamat e makinës duke ndotur ambientin, kemi qenë duke shkelur ligjin mbi të gjitha. E nëse nuk e ndalon edukata jonë të bëjmë një gjë të tillë, ndoshta ligji do bëjë “derman”…