Jeta Osh Qef
Home

Kaos në urbanin e Tiranës së Re, fatorino përplaset me udhëtarët
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Fri May 11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kush ka udhëtuar me transportin publik në Tiranë, e di shumë mirë kaosin që bëhet për shkak të numrit të ulët të urbanëve të vënë në dizpozicion.

Shpesh herë, kjo i detyron shoferët e faturinot që të nxitojnë për të qenë të përiktë në orarin që duhen.

Detyrimisht, në situata të tilla lindin dhe konflikte mes faturinove dhe udhëtarëve.

Këta të fundit, presin minuta me radhë në pikun e vapës apo në rebeshet e shiut dhe kur vjen urbani, përballen me një dyndje të madhe dhe situatë kaotike.

Pikërisht si në ditën e sotme, në linjën e Tiranës së Re, ku një faturino është përplasur me udhëtarët.

Një raportues shkruan në redaksinë e JOQ:

Tirana e Re, sherr mes pasagjerëve dhe fatorinos. Urbani është plot me pasagjerë, sa i kapi dorën një fëmije në derë. Shkak ishin vonesat se presim një orë në stacion dhe si pasojë urbani mbushet plot me njerëz"