Jeta Osh Qef
Home

Lumi Drin në Lezhë më i ndotur se kurrë
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 14.05.2018, 10:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndotja është një problem mjaft shqetësues dhe nuk ka munguar as në lumin Drin të Lezhës, i cili në gjithë gjatësinë e tij është mbuluar nga mbetje të ndryshme.

ssd

Mëngjesin e sotëm banorët e Lezhës janë befasuar teksa kanë pari lumin Drin të kthyer në një “kazan” mbeturinash në lëvizje.

Në videon e dërguar për JOQ.al shihet ndotja masive, teksa qytetarët shprehen se shkak është mos pastrimi i brigjeve të lumit nga kompanitë e kontraktuara nga bashkia.

Kujtojmë që në takimin e kryeministrit me banorët e Lezhës gjatë javës së kaluar, ata i shprehën edhe problemin me ndotjen në këtë lum duke u ankuar se është “tmerri i qytetit”.