Jeta Osh Qef
Home

Pogradec/ Banorët kalojnë natën në rrugë: Kamionët po na shkatërrojnë shtëpitë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e fshatit Vërdovë në Pogradec janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar punimet në unazën e qytetit.

Kauza e protestës është se mjetet e tonazhit të rëndë u dëmtojnë urat dhe shtëpitë, gjë që u rrezikon edhe jetën. Jo më larg se para dy vitesh, sipas banorëve, një grua ka humbur jetën nga shkatërrimi i urës.

Banorët kanë nisur protestën që nga data 10 maj dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri sa bashkia të marrë përgjegjësi dhe të ndërhyjë për ndreqjen e situatës.

Për JOQ.al ata u shprehën:

Rrugën e fshatit na e kanë prishur komplet dha askush nuk mban përgjegjësi, kalojmë kamionat e firmës mbi 40 ton dhe na kanë plasaritur shtëpitë dhe urat në gjithë fshatin.”

Natën e djeshme e kanë kaluar në rrugë, me zjarrin ndezur edhe pse sipas tyre gjithë natën u ka bërë presion policia.

Ata shprehen:

Jemi të vendosur deri sa firma të na kontaktojë.”