Jeta Osh Qef
Home

Pronari i universitetit privat në vështirësi ekonomike? E "padisin" punonjësit
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 15.05.2018, 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Universitet private kanë lulëzuar në Shqipëri kryesisht dekadën e fundit, duke gjetur hapësirë për shkak se ofrojnë lehtësi në marrje e kartonit të diplomës por edhe sepse universitetet publike kanë probleme të shkaktuara nga keq-menaxhimi.

Mirëpo, askush nuk e garanton që universitetet private janë më mirë se sa ato publike dhe në fakt ky është një debat që ka filluar prej kohësh në Shqipëri e që kulmoi me miratimin e reformës në arsim nga qeveria Rama I.

Disa universitete private janë mbyllur, por në “treg” ekzistojnë ende ato që kanë monopolin e shitjes së dijes.

Një prej tyre është edhe universiteti privat i publicisti Henri Çili, por që mëngjesin e sotëm në muret e universitetit të tij është përballur me një mesazh ndoshta jo shumë të pëlqyer.

Parullat e shkruara rreth UET ishin:

Henri Çili jepu rrogat punëtorëve!”

Në kontaktim për JOQ.al njëri nga punonjësit e këtij universiteti shprehet:

Përshëndetje JOQ! Henri Çili nuk paguan punëtorët! Mëngjesin e sotëm në muret e Universitetit Europian të Tiranës janë shfaqur parrulla "HENRI ÇILI JEPU PAGAT PUNËTORËVE!".

Rrogën e fundit e kemi marrë në shkurt si ne, si administrata, pedagogët, e gazetarët. Të gjithë e dinë se si është aty, por asnjë nuk e hap gojën se është frika se përfundon në rrugë. Na gënjejnë duke na thënë se do i merrni së shpejti.”

Kujtojmë që në vitin 2014 Henri Çili kishte 1.2 milionë lekë detyrime të pashlyera pranë tatimeve.

Ndërsa, në vitin 2015 Çili thuhej se ishte debitor tek Ujësjellësi i Tiranës me një shumë prej 1.3 milionë dollarësh.

Mesa duket pas mospagimit të rreth 1 milion euro detyrimeve në shtet Çili nuk do të shpenzojë më asnjë qindarkë, as për pagat e punonjësve dhe nëse ky denoncim është i vërtetë, atëherë është një skandal.