Jeta Osh Qef
Home

Zëvendësues i Dani Alvesh, si reagon Fagner kur mësoi se do shkonte në Botëror?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dëmtimi i Dani Alvesh ka detyruar trajnerin e Brazilit, Tite të bëjë një ndryshim të papritur në listën e lojtarëve që do grumbullojë në Botërorin që fillon pas një muaji.

Atij i duhet patjetër një zëvëndësues për mbrojtësin e PSG-së dhe e ka gjetur, Ai është futbollisti i Corinthiasit, Fagner.

28-vjeçari u pa si alternativa më e mirë e mundshme mes emrave që mbeteshin.

Futbollisti dhe familja e tij kishin pritur me ankth këtë moment unik në jetë dhe sigurisht që emocionet i përfshinë të gjithë në momentin kur Tite lexoi emrin e tij në konferencë për shtyp.