Jeta Osh Qef
Home

“Më përdhunoi dhe më la shtatzënë”, arrestohet Murati 63-vjeçar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i moshës 63 vjeçare ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Elbasanit. Ai akuzohet për përdhunimin e një adoleshenteje.

Burri është dorëzuar vetë në polici, pas akuzës së vajzës, të bërë në muajin janar të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Elbasan, u ndalua me iniciativë 63-vjeçari Murat Cangoja, banues në lagjen “Skëndërbej".

Zyrtarisht mësohet se Cangoja, në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, me 18-vjeçaren A.I.,, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, vepër kjo e parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.

Capture

Foto ilustruese