Jeta Osh Qef
Home

“Ata që më bënë çupën me njollë të varen”, nëna e 13-vjeçares rrëfen minutat e tmerrit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur natën e kaluar në fshatin Vlosh të Fierit, ku tre djem rrëmbyen dhe tentuan të përdhunonin një 13-vjeçare, tronditi jo pak opinionin publik shqiptar.

Nëna e 13-vjeçares ka thënë për Balkanweb:

Ishte ora rreth 9 e darkës. Dola ta kërkoja çupën. Ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai si gjithmonë. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar.”

familja-e-13-vjecares-se-perdhunuar

Mes lotësh ky ka qenë prononcimi i nënës së vajzës, familja e se cilës është në kushte tejet të vështira ekonomike.

Mësohet se familja e 13-vjeçares kishte njohje me familjen e një prej tre djemve, madje ai vizitonte shpesh shtëpinë e vajzës dhe kjo e fundit shkonte tek shtëpia në ndërtim me porosi të nënës së djalit për të vaditur lulet.

Në pranga kanë rënë 3 djemtë Redion Tereziu, 22 vjeç; Jorges Dosti, 24 vjeç; Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin 3 djemtë e kanë marrë me dhunë 13-vjeçaren për ta futur në banesën e braktisur, ku edhe kanë tentuar ta përdhunojnë.