Jeta Osh Qef
Home

Nuk duket prej 3 muajsh, “zhduket” futbollisti i kombëtares
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj ka humbur gjurmët dhe nuk duket prej 3 muajsh në fushën e lojës.

Aventura e tij te Benevento ka qenë një dështim i vërtetë. Pas muajit janar, situata e tij te klubi i Serisë A ndryshoi totalisht.

Ardhja e trajnerit të ri bëri Memushaj të humbte vendin e titullarit dhe në atë moment skuadra filloi të merrte rezultate pozitive.

Kjo bëri që De Zerbi mos e aktivizonte më asnjëherë.

Ndeshja e fundit e Memushajt daton në 4 shkurt të vitit 2018 dhe nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se 3 muaj ku shqiptari nuk shkel më fushën e lojës.

Gjendja fizike e tij gjithashtu nuk ka qenë optimale, duke mos e lejuar që të jetë një kandidat potencial për të luajtur qoftë edhe pak minuta. në merkaton e verës ai do ndryshojë patjetër ekip.