Jeta Osh Qef
Home

Tahiri provokon në gjykatë: Për mua është njësoj, si në shtëpi si në…
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, i akuzuar për trafik droge dhe korrupsion. Ndaj tij do të jepet masa e re e sigurisë.

Ai ka qenë i pranishëm në seancë, teksa ka thënë se për të është njësoj si të jetë në arrest shtëpie, si në burg.

1

Tahiri mësohet të ketë thënë:

A mund të më thotë prokuroria për çfarë kam dhënë urdhër, a ka ndonjë moment ku unë shfaqen në praninë e personave që akuzohen?
Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës.
Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem.
Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy".

6

Tahiri ka mohuar akuzat e prokurorëve Besim Hajdarmataj e Elisabeta Imeraj.

2 (2)

Tahiri ka thënë se prokurorët e çështjes kanë abuzuar me faktet.

Ai është shprehur:

Abuzuan me faktet, shkruan fakte të gënjeshtërta në shkresë".

5