Jeta Osh Qef
Home

Saimir Tahiri mbetet në “arrest shtëpie”, avokati: Skafi me të cilin ka udhëtuar…
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për masën “arrest shtëpie” të datës 12 maj për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

I pranishëm në gjykatë ka qenë edhe vetë Tahiri bashkë me avokatin e tij, Maks Haxhia.

Pas përfundimit të seancës dhe rrëzimit të kërkesës për heqjen e kësaj mase, para mediave ka dalë vetëm avokati i Tahirit.

Para mediave Maks Haxhia tha:

Gjykata la në fuqi masën arrest shtëpiak për zotin  Saimir Tahiri.
Dhe sa për dijeninë tuaj nuk kishte asnjë prove te re ne dosjen e zotit Tahirit qe inkriminonin klientin tim.
Haxhia Gazetarëve: E dini historinë mbretëreshës se Anglisë me Bitëllsat, atëherë mësojeni!
Skafi me te cilin ka udhëtuar Tahiri me familjen drejt Greqisë është një skaf i rregullt dhe me dokumenta të rregullt.
Në drejtësi nuk ka “Unë them, ti thu, unë mendoj, ti mendon”, ka vetëm “Unë provoj me fakte” dhe këta nuk i kishin (referuar gjykatës).
Për Habiljat pyesni prokurorinë se deri ku kanë avancuar me këtë çështje jo mua.
Jemi të bindur që do fitojmë në gjykatën e apelit, sepse kjo është një masë që është prishur herën e parë.”