Jeta Osh Qef
Home

Mancini flet si trajner i Italisë: Rikthej Balotelin dhe Pirlon
Shkruar nga: K.Demiraj | Publikuar më: 15.05.2018, 13:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Roberto Mancini do të jetë trajner i ri i Italisë. Ai është prezantuar sot si timonieri i ri i të kaltërve dhe e pret një detyrë e vështirë.

53 -vjeçari duhet të ringrejë kombëtaren në nivelet e kërkuara.

Gjatë koferencës së parë si trajner, ai nuk e fshehu emocionin dhe deklaroi se do bëjë disa rikthime të rëndësishme në skuadër.

Mancini u shpreh: 

Jam i emocionuar. Nuk të ndodh në karrierë të jesh trajner i kombëtares së vendit tënd. Dua të flas me Balotelin dhe do ta grumbullojmë. Shpresojmë të shfaqë nivelet që ka pasur në kohën e Prandelit. Gjithashtu do të bisedoj edhe me Pirlon”.

Natyrisht që rikthimi i Pirlos duket se do të jetë me një rol në stafin teknik pasi ai ka disa muaj që është larguar përfundimisht nga futbolli i luajtur.