Jeta Osh Qef
Home

Grekët festojnë në Gjirokastër aneksimin e jugut të Shqipërisë, hapin flamurin e Epirit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në kohën kur Greqia dhe Shqipëria duket se shkojnë më së miri, të paktën në marrëdhëniet zyrtare dhe diplomatike, në Bularat të Gjirokastrës është shënuar një manifestim që ka irrituar shqiptarët.

Lëvizja për Ringjalljen e Vorio-Epirit ka organizuar një tubim në përkujtim të luftëtarëve të rënë në vitin 1914 në luftë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Këtë manifestim qytetarët që kanë shkruar për JOQ.al, e kanë cilësuar "skandal!".

Në manifestimin e tyre grupimi grek ka shpalosur edhe një flamur të madh të Vorio-Epirit, teksa në Facebook kanë shpërndarë edhe fotot me mbishkrimin në greqisht.

Montis Kolias, i cili thuhet se është kryetari i lëvizjes për Ringjalljen e Vorio-Epirit shkruan:

Sot në Bularat në ngjarjen e përvjetorit të Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut.
Nderojmë luftëtarët e rënë në vitin 1914!”

montis

Ndërsa një tjetër anëtar i kësaj lëvizjeje shkruan:

Në Delvinaki sot kemi festuar përvjetorin e luftërave për Epirin e Veriut për bashkimin me nënën e tyre, Greqinë. Nder dhe lavdi për luftëtarët e vitit 1914!

2

Sakaq në shkurt të këtij viti mijëra grekë të përkrahur nga partia naziste greke "Agimi i Artë" marshuan përpara Kuvendit të Greqisë duke kërkuar shkëputjen e jugut të Shqipërisë, ose Autonominë e Veriut të Epirit. Një thirrje që shihet e stampuar edhe në fotot e mëposhtme.