Jeta Osh Qef
Home

Tradhtoi burrin me mikun e shtëpisë, gruaja nga Fushë Kruja lë dashnorin për një tjetër
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një histori vërtet dramatike ajo e 35-vjeçarit Alfred Karaj dhe fëmijëve të tij nga martesa me ish-gruan.

Një vit më parë ata u bënë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” ku u përballën me njëri-tjetrin pas tradhtisë që gruaja i kishte bërë babait të fëmijëve të saj.

Në atë kohë foli edhe i dashuri i saj, i cili ishte një mik i familjes duek u përballur kështu me një situatë të sikletshme jo vetëm për ta por edhe për të pranishmit e tjerë në studio.

Ish-bashkëshortja Shqipe Hysenaj e akuzonte babain e fëmijëve të saj për dhunë fizike, dhe ky i fundit për tradhti, ku më e rënda ishte dëshmia e vajzës 16-vjeçare Xhuljetës, e cila tregoi gjatë emisionit se nëna i hidhte valium në ushqim Alfredit dhe ajo dilte natën me një burrë L.Mirin.

Pas kësaj çifti shkoi drejt divorcit dhe gjykata ia la kujdestarinë e katër fëmijëve babait të tyre.

Mirëpo çfarë ka ndodhur pas një viti me ta?

Shqipja bashkëjetoi disa kohë me L. Mirin, por ky i fundit e ka dhunuar dhe madje ka bërë dhe disa muaj burg. Nëna e fëmijëve u largua dhe nga Mirii dhe tani jeton me dikë tjetër po në Fushë-Krujë dhe nuk kujdeset për fëmijët.

Alfred Karaj pas largimit të gruas nga shtëpia, ngeli me 4 fëmijët dhe dy prindërit e tij. Dy prindërit ndërruan jetë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa vajza e madhe Xhuljana që ka qenë dhe pjesë e studios, sot është martuar. Alberti tregon se vajza 16-vjeçare është martuar para një viti në një zonë të Librazhdit dhe pret të bëhet nënë.

Nga varfëria, babai i fëmijëve ka shitur shtëpinë që dispononte dhe paratë i ka prishur. Pretendon se ka paguar avokat për të mbyllur çështjet gjyqësore, pasi ish- gruaja e kishte denoncuar për dhunë, përpos divorcit që kryen.

Ai me tre të miturit e tjerë jeton tashmë me qira në Fushë-Krujë dhe ka si të ardhur vetëm 50 mijë lekë të vjetra që merr si përkrahje sociale nga bashkia.

Tre fëmijët e vegjël tashmë jetojnë në kushte të mjerueshme me babain e tyre, i vetmi që nuk i braktisi.

Alfredi ka treguar:

Celebrimin e ka me Mirin. Është martuar me një tjetër por celebrimin e ka me Mirin. Ne jemi shumë keq. Unë herë punoj e herë jo. Nuk kemi të ardhura. Ajo më ka lënë një borxh në bankë dhe kam akoma për të larë. Kam edhe probleme shëndetësore. Fëmijët po rrisin njeri-tjetrin. Unë i gatuaj. Vajzën e vogël e kam në kopsht, në 12 e marr. Vajza tjetër është në shkollë pasdite. Djali që akoma si ka bërë 16 vjeç shkon në punë. Mezi ia dalim, çfarë të bëjmë. Ajo duhet të bëjë pagesën, se ndryshe do vejë në burg.”