Jeta Osh Qef
Home

E çuditshme/ Shqipëri-Kosovë do luhet në Zvicër
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër ndeshje vëllazërore Shqipëri-Kosovë.

Dy Federatat kanë rënë dakord që më 29 maj të luhet një ndeshje miqësore mes dy ekipeve.

Ajo që bën çudi është fakti se ndeshja nuk do luhet as në Shqipëri e as në Kosovë, por në Zyrih të Zvicrës.

Lajmin e konfirmon sot FSHF, por nuk jep sqarime pse është marrë ky lloj vendimi.

Ja njoftimi i plotë:

FSHF njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit në datë 29 maj në Zyrih ndaj përfaqësueses së Kosovës. Sipas akordit të arritur, takimi do të luhet në stadiumin “Letzingrund” në Zyrih në orën 20.00, teksa pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor, me përfaqësuesen e Ukrainës. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër në datë 26 maj për të përgatitur edhe këto dy sfida miqësore. Programi stërvitor dhe mediatik i skuadrës për këto dy ndeshje miqësore do të bëhet publik në ditët në vijim.