Jeta Osh Qef
Home

Me burgim të përjetshëm, një nga kapot e bandës së Elbasanit shfaqet në varrimin e të atit
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 15.05.2018, 14:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Taulant Balliu është cilësuar si  një ndër eksponentët më të njohur të krimit në zonën e Elbasanit.

Bëmat e tij datojnë para viteve 2000.

Ai ka fituar lirinë e përkohshme për të t’i dhënë lamtumirë të atit, i cili ka ndërruar jetë.

Balliu është shfaqur mes dy policësh, i prangosur së bashku me ta.

I dënuar me burgim të përjetshëm, ai ka qenë prezent në lutjen e fundit për të ndjerin, babanë e tij.

Ka qenë një prej imamëve të njohur të Elbasanit, ligjërues i Islamit në burgje, Behauddin Gashi, ai që ka publikuar fotot duke i shoqëruar me këtë koment:

Imami shkruan:

Sot duke falur namazin e xhenazes së babait të Taulant Balliut (Llaci), të cilit iu krijua mundësia nga Sistemi i burgjeve për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të dashur. Vëlla Llaci, shembull i përkryer i besimtarit që e ka kuptuar fort mirë Drejtësinë e Zotit dhe kthimin në rrugën e Tij si e vetmja mundësi shpëtimi në të dyja botët. Zoti Fuqiplotë i udhëzoftë të gjithë dhe ata që dergjen pas hekurave i ktheftë sa më shpejt pranë gjirit të familjes!…”

Taulant Balliu është ndër ata të dënuar dhe ish-eksponentë krimi me një shndërrim 360 gradë, pasi i është kthyer besimit si model jete.

I njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja” ai ka qenë krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit.

Lidhjet me shoqërinë e vjetër nuk i ka shkëputur. Është shumë i kënaqur, pasi dy prej miqve të tij të ngushtë vazhdojnë ta mbajnë me të ardhura.

Pos kësaj, ka nxjerrë, në kushte burgu, edhe 5 libra me poezi.