Jeta Osh Qef
Home

Melania Trump i nënshtrohet një operacioni të vështirë, heq tumorin nga veshkat
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 15.05.2018, 14:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e një tumori beninj në veshkë.

Ndërhyrja ka qenë e suksesshme dhe Zonja e Parë do të qëndrojë një javë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed” pranë Uashingtonit, e cila i ofron një shërbim mjaft të specializuar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti Trump, i cili vizitoi bashkëshorten e tij vetëm pas përfundimit të operacionit, ndërsa gjatë ndërhyrjes ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ai zgjodhi ta vizitonte Melanian duke udhëtuar me helikopter, për të shmangur kështu trafikun e orëve të mbrëmjes së djeshme.

Zëdhënësja e Zonjës së Parë Stephanie Grisham tha se 48-vjeçarja ka kaluar me sukses operacionin, pa pasur komplikacione. Shtëpia e Bardhë, gjithsesi nuk jep asnjë detaj mbi gjendjen shëndetësore të Melanias.

Ajo është parë për herë të fundit në publik ditën e mërkurë të javës së kaluar, gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë ku ajo iu bashkua presidentit për të nderuar nënat dhe gratë e ushtarakëve në Ditën e Nënave.

Zonja e Parë jetoi në Nju Jork gjatë muajve të parë të administratës “Trump”, në mënyrë që djali 12-vjeçar i çiftit, Barron, të mos ndryshonte shkollën në mesin e vitit shkollor. Më pas, qershorin e kaluar ajo u zhvendos bashkë me të birin në Shtëpinë e Bardhë.