Jeta Osh Qef
Home

“Tradhëtari” i radhës, talenti shqiptar pranon ftesën e Zvicrës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zvicra arrin të marrë një tjetër futbollist shqiptar që kombëtarja kuqezi e kërkonte prej kohësh.

Bëhet fjalë për Albian Ajetin, vëllain e Arlind Ajetit i cili ka zgjedhur përfundimisht Zvicrën.

Ashtu si me rastin Xhaka, edhe vëllezërit Ajeti do përfaqësojnë kombe të ndryshme.

Zvicra ka publikuar listën me futbollistët e përzgjedhur paraprakisht për Botërorin dhe aty bie në sy fakti se Albian Ajeti është grumbulluar zyrtarisht me skuadrën e parë.

Ky është grumbullimi i parë i Ajetit me skuadrën e parë, duke u bërë një tjetër futbollist që “tradhton” kombëtaren shqiptare.

Ai ka pasur disa ftesa nga Shqipëria, por në fund ka vendosur për të luajtur me Zvicrën. Ndërkohë që vëllai i tij, Arlind Ajeti luan për kuqezinjtë.