Jeta Osh Qef
Home

Vëllai i Xhafajt e kallëzoi, Salianji: Ja si e gjetëm videon
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

cats

Ervin Salinanji, eksponent i Partisë Demokratike, ka folur edhe një herë në lidhje me audio-përgjimin për vëllanë e ministrit të Brendshëm, në të cilin tregohet implikimi i tij me eksponentë të caktuar kriminale.

Salianji tregoi se si e siguruan audio-përgjimin, ndërsa pasi bën me dije se ka verifikuar rastin, shton se Agron Xhafaj duhej të ishte arrestuar.

Ai thotë:

Një oficer i policisë gjyqësore ka ardhur dhe ka marrë audio-përgjimin në selinë e PD, por asgjë nuk ka ndryshuar. Duhet të ishte arrestuar Agron Xhafaj. Ka disa fakte që kjo video vërtetohet sepse në përgjime thuhet se ‘po ma sulmojnë vëllain’. Materiali është sjellë nga autoritete të caktuara. Është fakt që Agron Xhafaj është i përfshirë dhe i dënuar për trafik droge në Itali".

Sipas tij opozita do përdorë të gjitha format e reagimit dhe Xhafaj duhet të japë dorëheqjen.