Jeta Osh Qef
Home

Nesër fillon Ramazani, myftiu i Tiranës: Qëndroni larg veseve të këqija dhe politikës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ylli-Gurra-Myftiu-i-Tiranës-1

Ylli Gurra

Që nga dita e nesërme fillon muaji i begatë i Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Në të gjithë botën besimtarët do të agjërojnë për 30 ditë, duke hequr dorë nga ngrënia që në fillim të agimit dhe deri në perëndim të diellit.

Në një mesazh drejtuar besimtarëve në vend, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha:

Këtë vit 30 ditori i agjërimit është jo vetëm të qëndruarit larg nga pija apo veset, por edhe duke parë situatën, të qëndruarit larg edhe nga konsumimi i politikës”.

Muaji i Ramazanit do të fillojë me 16 Maj (E martë) të këtij viti.

Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman ka për detyrim të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji për njerëzit në nevojë.

Agjërimi mbahet në ditë të nxehta e të ftohta, të gjata e të shkurtra, duke i begatuar të gjitha ditët e vitit në intervale të caktuara e duke u përsëritur çdo 33 vjet.

Që dikush ta ketë detyrim (farz) agjërimin, duhet të jetë mysliman. Jomyslimanët nuk obligohen të agjërojnë.

Duhet të ketë hyrë në moshën e pubertetit dhe të ketë zhvillim mendor normal. Personat që nuk e kanë arritur moshën e pubertetit, nuk konsiderohen fetarisht përgjegjës për të kryer adhurime të caktuara.