Jeta Osh Qef
Home

Kishin marrë tokë me qira për të mbjellë kanabis, arrestohen dy persona në Sarandë
Shkruar nga: D.Cani | Publikuar më: 15.05.2018, 15:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Dy persona që kishin marrë tokë me qira në Sarandë për të mbjellë kanabis, janë arrestuar ditën e sotme nga policia.

Nga burimet policore, bëhet me dije se kanë rënë në pranga Thanas C., 53-vjeç dhe Remzi A., 40-vjeç.

Të dy kishin marrë tokën me qira në Xarë të Sarandës dhe kultivonin kanabis sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

20160910111420739646