Jeta Osh Qef
Home

Gazetarja raportonte nga Gaza, momenti dramatik kur plumbi i kalon ngjitur
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Tue May 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dhjetra të vdekur dhe më shumë se një mijë të plagosur. Ky ka qenë bilanci i palestinezëve që u sulmuan dje në rripin e Gazës, pasi kapërcyen gardhin rrethues të Izraelit.

Ndër palestinezët ishte edhe një gazetare e Al Jazeera që po raportonte mbi protestat vdekjeprurëse në një transmetim live.

Ndërsa po fliste ajo është filmuar teksa shmangu një plumb të një snajperi dhe një goditje me granatë me gaz lotsjellës.

Video dramatike tregon momentin kur korrespondentja e rrjetit ndërkombëtar, Hoda Abdel-Hamid, ishte para kamerës, teksa një plumb i kaloi shumë pranë.

Gjithashtu, gazetarja, e cila kishte veshur një helmetë dhe jelek anti-plumb, postoi një video të dytë në profilin e saj në Twitter duke treguar depozitat e gazit lotsjellës që ranë nga qielli brenda hapësirës ku gjendeshin ekipet televizive.

Në mesazhet e postuara së bashku me videon, Abdel-Hamid, e cila po trajtohet në spital, ka shkruar:

Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte gurë ose nuk bënte ndonjë gjë tjetër … njerëzit ishin të ulur, duke shikuar nga larg duke u përpjekur të ruheshin. Por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg.”